MENU
klinika

Gjykata kërkoi firmosjen e kontratës, qeveria e miraton

Riaktivizohet koncesioni për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar

29.12.2021 - 22:05

Pasi Gjykata Administrative vendosi të rikthej koncesionin e segmentit Thumanë-Kashar i anuluar nga qeveria për mungesë fondesh, Këshilli i Ministrave autorizon Ministrinë e Infrastrukturës të nënshkruaj kontratën koncesionare.

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, qeveria ka vendosur që të vijojnë procedurat e nevojshme për negocimin e kontratës për, realizimin e projektit infrastrukturor të aksit “Thumanë-Fushë-Krujë-Vorë-Kashar”.

Po ashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të vijojë procedurat për dërgimin e studimit të ri të fizibilitetit për mendim dhe shqyrtim pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Pas nënshkrimit të kësaj kontrate koncesionare nga palët, do të dërgohet për miratim në Këshillin e Ministrave.


Ndërtimi i segmentit Thumanë-Kashar, kushton 457 milionë euro, dhe anulimi i koncesionit erdhi vetëm pak ditë pasi në krye të ministrisë së Infrastrukturës erdhi Belinda Balluku. Procedurat e garës ishin nisur nga ministri i atëhershëm Damian Gjiknuri.

Pas këtij anulimi Kompania fituese Gener 2 paditi ministrinë , dhe fitoi procesin. Më pas ishte, Gjykata që urdhëroj Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të dërgojë në qeveri për miratim kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 për ndërtimin e segmentit rrugor. Ky koncesion erdhi si ofertë e pakërkuar nga kompania në fjalë.