Dhimbja që la pas largimi i Edi Luarasit nga kjo botë, nuk është e vogël edhe për kolegët e saj artistë.
Aktorja e madhe shqiptare Roza Anagnosti rrëfen e prekur se Edi Luarasi ishte një artiste unike dhe që përballoi furtuna. Ajo e krahason madje me Tringën e Gjergj Fishtës.
“Artistja unike, yll, një gru e fortë, fisnike që përballoi furtuna në jetë është një grua që e nderon figurën e gruas shqiptare. Në këto momente nuk gjeja fjalë, kam bashkëpunuar me të në jetë, të gjithë e kanë dashur me shpirt, me sinqeritet dhe të them të drejtën e krahasova me Tringën e Gjergj Fishtës për gjithë ato vlera dhe rrugë të dhimbshme që kaloi”, thotë Anagnosti.
Edi Luarasi u shua ditën e djeshme në moshën 81-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Ajo ishte bashkëshortja e regjisorit Mihallaq Luarasi, i ndarë nga jeta pak vite më parë.
Që të dy ishin çifti ikonë i Teatrit ndër vite. Por jeta e tyre pati të papriturën e madhe të një kthese të dhimbshme, pasi ndërsa Mihallaqi u burgos ca vite, ajo u përjashtua nga jeta aristike.
Gjithçka ndodhi pas pjesës teatrale “Njollat e murme”, me regji të Mihallaqit, ku luante Edi Luarasi. “Njollat e Murme” dhe vënia e saj në skenë në 1969 mundi të rrokte me pjekuri dhe largpamësi problemin me delikat të kohës, lindjen e parazitëve të rinj, të cilët hanin në kurriz të të aftëve. Autori, arriti të parashikonte me vërtetësi se kу fenomen pо përhapej me shpejtësi në aparatet administrative e shtetërore që kish filluar e që me pas dо të shndërrohej ne një gangrenë рër vetë sistemin.
Pikërisht me ndalimin dhe censurimin e kësaj drame, si dhe të vonë me fatin e keq të Festivalit të 11-të të Këngës në Televizion, lidhet dhe trauma e familjes Luarasi.
I shoqi i Edit, regjisori i talentuar Mihallaq Luarasi, futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare.
Gjatë 11-viteve të punës si rrobaqepëse, аjo arrin ta përvetësojë mire zanatin. Njerëzit e donin por dhe ajo i donte, gjithnjë e çiltër, e dashur dhe pa fjalë. Megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë dhe arriti të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht ne skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.