MENU
klinika

Nga Halil Matoshi

Rugova i përulun nga madhështia!

23.12.2021 - 23:32

Prolog.- Si sot, 32-vjet përpara Dr. Ibrahim Rugova mblodhi intelektualët kryesorë të kohës dhe themeloi Lidhjën.

* Ai kishte një vizion për shtetin në krijim e sipër.
Kosovacentrist.
* Për demokracinë si shprehje e vërtetë dhe e papengueme e vullnetit të sovranit.
* Për nji Republikë me orientim të qartë dhe strategjik Perëndimor.
Proamerikan, pamëdyshje.

2.
“Haveli kosovar” ishte bariu dhe “lypsari patetik”, por ai e mbrrini lirinë!
“Për popullin tim, pēr lirinë e tij, jam në gjendje kurdo dhe kudo të marr një shkop e të dal me lypë në botë, tue trokitë derë më derë…”- thojke Brahim Rugova, katoliku mysliman, i cili po, ishte agnostik aq sa edhe fetar!

2.
Ky nuk e kishte prapa superfuqinë e vetme. As nuk ishte burrështeti. Ishte prijës në nji “ecje të gjatë”, por jo Abat. As katolik. As mysliman.
Ishte besimtar në Perëndimin si qytetnim dhe postklerik. Besimtar në vlerat e përbashkëta.
Njeri i bâmë për me jetu i lirë.
Ishte ‘lypsar’ që dilte në botë e trokiste derë me derë, tue lypun liri për popullin e tij. Tue zanun miq, simas traditave të lashta. Në fillim me zor e zhgënjime, pi dikur miqtë shtigeshin…
Monumental dhe ‘Haveli i Ballkanit’.
Po dhe patetik ishte.
Sepse duarthatë i sfidonte agresorët.

3.
Ibrahim Rugova i puthë duert Papa John Paul-it II. Patetizëm!?
Po, sepse vrasja e një populli âsht akt patetik. E populli i tij ishte buzë katastrofe. Gjenocidi po përgatitej.
Kush nuk do të ishte patetik kur vendi i tij ishte reduktu në ni koncept gjeografik.
Ishte pa njerëz!
Kurrë s’kam pa patetizëm ma njerëzor se ky i Dr. Rugovës!
Maj, 1999.

Epilog.-
Liria? Askush nga ata që luftojnë për të, s’e pret i gjallë!

———
Isha ndër themeluesit e Lidhjës Rugoviane.
———
1. Besëlidhje për Kosovën: At Anton Belushi, Joseph DioGuardi, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Jim Xhema dhe unë…

2. Rugova i përulun nga madhështia në audiencë te Papa John Pauli II

*Marrë nga profili i Halil Matoshit në Facebook