MENU
klinika

Këto pyetje do t’ju ndihmojnë

Sa i varur jeni nga celulari?

15.12.2021 - 07:09

Ekspertët paralajmërojnë se jemi të varur nga celularët dhe rrjetet sociale dhe se duhet të bëjmë diçka.E para është se fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme dhe e dyta është se simptomat e tërheqjes shfaqen kur dikush përpiqet ta kufizojë atë.

A ka ndonjë mënyrë për të kontrolluar se sa e shëndetshme ose jo është marrëdhënia juaj me celularin? Disa ekspertë rekomandojnë që t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme:

1. Telefoni juaj celular ka filluar të ndikojë në punën tuaj apo t’ju pengojë të përqendroheni në studimet apo punën tuaj?

2. A mendoni për celularin tuaj edhe kur nuk e përdorni?

3. A ndiheni të padurueshëm dhe nervoz kur nuk e mbani celularin në dorë?

4. E kontrolloni vazhdimisht celularin tuaj dhe për më shumë kohë nga sa do të dëshironit?

5. A kanë filluar të ankohen familjarët se jeni shumë i zënë me celularin?

Nëse i jeni përgjigjur po ose jo ndonjërës prej këtyre pyetjeve, ju jeni në një zonë rreziku dhe është thelbësore që të ndërmerrni hapa për të kufizuar përdorimin e telefonit tuaj.