MENU
klinika

Asnjë 'rezistencë' nga Basha

Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit hyn në selinë e PD-së

13.12.2021 - 14:53

Ish-kreu i PD Sali Berisha ka shkuar në selinë e PDs-ë me mbështetësit e tij.

Sali Berisha ka dhënë një mesazh, teksa është shprehur se ka shkuar aty për të diskutuar mbi probleme të rëndësishme të së ardhmes.

“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, tha Berisha.


Më tej, ish-kryeministri Berisha theksoi se “në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.