MENU
klinika

Formulë e re

Serie A drejt revolucionit, do të luhet me play-off

17.12.2021 - 18:12

Grabriele Gravina, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, është kthyer të flasë për idenë play-off në Serie A. Gjatë prezantimit të Superkupës së Femrave, Gravina nuk e ka përjashtuar këtë opsion.

“Nuk duhet të kemi frikë ta rinovojmë futbollin. Është një gabim që po bëhet në pjesë të tjera. Kategoria e futbollit të femrave është si një laborator, po i prekim me dorë këto formate të reja”, – ka thënë Gravina.

“Është thelbësore të mendohet për formula të reja. Për mua, ideja e mbylljes së sezonit me play-off është një nga gjërat më të bukura që mund të ofrohet”- theksoi numri një i futbollit italian.

Gabriele Gravina
Gabriele Gravina

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk dihet ende nëse do të luajë më

Christian Eriksen ndahet zyrtarisht me Interin