MENU
klinika

Nuk dihet ende nëse do të luajë më

Christian Eriksen ndahet zyrtarisht me Interin

17.12.2021 - 12:58

Tashmë është gjithçka zyrtare. Christian Eriksen ndahet me Interin dhe futbollin italian. Mesfushori danez ka ndërprerë bashkëpunimin në mënyrë konsensuale me skuadrën zikaltër, pasi shteti italian nuk e lejon që ai të luajë në këtë gjendje dhe me një debrifilator në zemrën e tij.

Më 12 qershor ai pësoi një atak kardiak në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen ku Danimarka po zhvillonte ndaj Finlandës në EURO 2020. E gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua dhe u sensibilizuan me danezin i cili pas ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve dhe shtrimit menjëherë në spital i mundësuan që ta rikthenin sërish në jetë tashmë ish-yllin e Interit.

Eriksen u prit si hero në janarin e vitit 2020 pas transferimit nga Tottenham, ku të gjithë tifozët e Interit filluan duke ëndërruar se ai do të ishte “Top-Player”- i munguar i skuadrës.

Mbrëmë në selinë e Interit u takuan me dyer të mbyllura ku ishin prezent vetë personalisht Christian Eriksen, agjenti i tij Martin Shots dhe administratori i deleguar i zikaltërve, Beppe Marotta ku firmosën në mënyrë konsensuale ndërprerjen e bashkëpunimit me ish-numrin 24 të Interit.

Eriksen do të jetë në ndeshjen e parë të vitit 2022 në “Giuseppe Meazza” për të përshëndetur për herë të fundit si lojtar zikaltër tifozët që gjithmonë i qëndruan pranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


UEFA me çmim special për mjekët

Eriksen bën dedikimin: Më keni shpëtuar jetën!