Studiuesit japonezë kanë realizuar një maskë e cila në rast se je me covid ndizet drita ultravjollcë, pasi spërkatet me një kimikat.
Sipas mediave të huaja mësohet se shkencëtarët filluan duke krijuar një filtër maske me antitrupa struci që e vënë në cak virusin.
Në një studim të vogël, personat të cilët testuan këto maska i mbajtën ato për tetë orë dhe pasi i hoqen dhe u spërkatën me një kimikat që shkëlqen nën dritën ultravjollcë nëse virusi është i pranishëm.
Maskat e vendosura nga personat e infektuar me Covid-19 shkëlqenin në pjesën e hundës dhe gojës.
Ekipi shpreson të zhvillojë më tej maskat në mënyrë që ato të shkëlqejnë automatikisht, pa ndriçim të veçantë, nëse zbulohet virusi.