MENU
klinika

“Pavdekshmëria”

Shkencëtarët japonezë zhvillojnë vaksinën që shton jetëgjatësinë

26.12.2021 - 22:19

Shkencëtarët në Japoni pretendojnë se kanë bërë një hap para sa i përket jetëgjatësisë së njeriut. Mediat e huaja raportojnë se shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë, e cila do të mund të ndikonte pozitivisht në gjendjen shëndetësore dhe të parandalojë procesin e plakjes. Vaksinat lejojnë trupin të prodhojë antitrupa që lidhen me qelizat e vjetra, të cilat sekretohen nga qelizat e bardha të gjakut që lidhen me antitrupat.

‘Mund të presim që vaksina të përdoret kundër aneurizmave, diabetit dhe problemeve tjera shëndetësore që shkaktohen nga plakja”, -tha Toru Minamino, profesor në Universitetin Juntendo të Tokios.

Testet e mëparshme laboratorike në minj kanë treguar se është e mundur të parandalohet përhapja e qelizave të plakjes nga 15 deri në 35 për qind. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar se për sa kohë mund të zgjasë kjo jetëgjatësinë.