MENU
klinika

Kosova sërish me Greqinë në grup

Shorti i Ligës së Kombeve, vetëm një rival shumë i fortë për Shqipërinë

16.12.2021 - 19:44

Kombëtarja shqiptare fitoi grupin përkatës të Ligës C në Nations League (Ligën e Kombeve) dhe u ngjit në Ligën B, ku natyrisht edhe skuadrat janë më të forta.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës për edicionin e tretë të Nations League, Shqipëria ka rënë në grup me me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Kosova u shortua në grupin C2 të Ligës C, ku ka “peshkuar” sërish Greqinë, ndërsa janë edhe Irlanda e Veriut dhe një mes Qipros dhe Estonisë.

Për momentin nuk është përcaktuar ende mënyra se si ekipet fituese do të shkojnë në Evropian, por ky kompeticion është një mundësi e artë për kuqezinjtë nëse nuk arrijnë kualifikimin përmes eliminatoreve Euro 2024. Ndeshjet e Ligës së Kombeve nisin prej 1 dhe 2 qershorit dhe do të mbarojnë më 28 shtator të 2022.

LIGA A