MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës?

25.12.2021 - 13:33

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës?

Mjeku: Një studim i fundit ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.

Në studimin e tyre, ata u përqendruan tek gratë dhe vajzat, me qëllimin për të kuptuar se si mëngjesi ndikon në planet e tyre për mirëmbajtjen e peshës. Gjetjet e studimit zbuluan se një vakt i pasur me proteina nxit shpërthimin e ndjesisë së shpërblimit. Kjo do të thotë se njeriu kupton që duke ngrënë mëngjesin do të shpërblehet më vonë gjatë ditës por edhe në vazhdim.

Shpërblimi vjen në formën e ushqyerjes së shëndetshme dhe si pasojë një peshe më të mirë trupore në një periudhë më të gjatë kohore. Nga ana tjetër, njerëzit që nuk janë të rregullt në vaktet e tyre, kanë nivele më të ulëta të dopaminës në tru. Kjo nënkupton se gjasat që ata ta teprojnë me ushqimin gjatë ditës janë më të larta.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.