MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta mbroj shikimin me kalimin e moshës?

25.12.2021 - 13:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta mbroj shikimin me kalimin e moshës?

Mjeku:

Mbani syze
Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj. Jo vetëm kur mund t’I shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj. Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.

Konsumoni ushqimet e duhura
Siç mjekët dhe ekspertët e shëndetit prej vitesh theksojnë, çdo gjë nis nga ushqimi. Me ushqimin ju mund ta kuroni ose ta sëmurni trupin tuaj ndaj kujdes me çfarë zgjidhni dhe si e konsumoni atë. Ekspertët thonë se perimet me ngjyra të ndezura parandalojnë shfaqjen e kataraktit të syrit i cili shkakton vështirësi dhe humbje të shikimit. Konsumoni shumë patate të ëmbla, domate apo kungull në mënyrë që të mbroni sytë tuaj. Karotenoidët do të ndihmojnë përmirësimin dhe ruajtjen e shikimit tuaj për një kohë të gjatë.

Hiqni dorë nga teknologjia dhe pini një kafe
Jeta sot është shumë e lidhur me teknologjinë, nuk mund të mendohet më një ditë pa telefon, kompjuter apo televizor. Kjo mënyrë jeese shtrihet në punë, në shtëpi, gjatë pushime e kudo tjetër, ndaj për pak momente në ditë lëreni mënjanë. Dilni të pini një kafe pasi kafeina është e pasur me antioksidatë dhe polifenolë të cilat parandalojnë kataraktin me 44%. Kështu herën tjetër që do të pini një kafe shijojeni atë në maksimum dhe përfitoni të gjitha vlerat në organizëm.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.