MENU
klinika

Zbulohen detaje të reja nga aksioni në Greqi

Si të kërkuarit e Interpol Tirana morën identitet tjetër

02.12.2021 - 09:48

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me aksionin e djeshëm ne Greqi ku u arrestuan 20 persona, mes të cilëve oficerë policie, zyrtarë e avokatë që pajisnin kriminelë shqiptarë me identitet grek, kryesisht me emra nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Mes personave që janë pajisur me identitet të rremë për t’iu shmangur drejtësisë rezulton një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasjen e një oficeri policie në Shqipëri.

Ai ndërkohe ishte i akuzuar edhe ne Greqi për dëshmi të rreme, arratisje nga burgu, mosbindje ndaj policisë, vjedhje, falsifikim dokumentesh, kontrabande, armëmbajtje pa leje, grabitje dhe shkelje te rregullave te emigrimit. Ai mësohet se ishte pajisur ne Xania me dokumente greke me qellim shmangien e ekstradimit në Shqipëri.

PERGJIMET

Ne faqen 65 te fashikullit përmendet një rast tjetër skandaloz, ai i një shqiptari nga Vlora. Ne 11 janar 2019, Komisariatit i Vironas u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke se disa dite para datës 31 tetor 2018, shtetasi … u arrestua ne Holandë gjate kontrollove për trafik droge.

Gjate daktiloskopimit te tij rezultoi te ishte riregjistruar ne Gjermani dhe Ceki si shtetasi shqiptar …. lindur ne 1977 ne Vlore, Shqipëri.

Gjate arrestimit ne Holandë rezultoi se ai kërkohej ne Greqi me urdhër arresti 26.05.2016, urdhër arresti nga Prokuroria Athine për krijim grupi kriminal trafiku droge. Ai rezulton edhe sot ne kërkim, i dënuar ne Athine me 12 vjet burg dhe 51 mije euro gjobe për trafik droge.

Ja disa nga rastet e shqiptareve

  1. Marius Dhiamandi nga Delvina, me precedente per pranim i produkteve te veprës penale, falsifikim, armëmbajtje pa leje, shkelje te rregullave te emigrimit, grup kriminal për trafik droge, i vrare ne 16.11.2021.
  2. Shtetas shqiptar i kërkuar ndërkombëtar në Rusi dhe France për vrasje, pirateri detare, organizate kriminale, pengmarrje.
  3. Shtetas shqiptar që ka vuajtur dënim në Greqi, por kërkohet në Europe per trafik droge. Me precedente për trafik droge dhe falsifikim.
  1. Shtetas shqiptar me precedente për trafik droge, organizate kriminale, bashkëpunim ne lirim te burgosuri, arratisje, falsifikim, i dënuar me 25 vjet burg për goditje me “Kallashnikov” ndaj policisë.
  2. Shtetas shqiptar i kërkuar ne Shqipëri me qellim ekstradimi për vrasjen e një oficeri policie dhe me precedente ne Greqi për arratisje, droge, kontrabande etj.

Si dhe disa shtetas te tjerë te akuzuar kryesisht për çështje droge.

Përgjimi i shqiptarit: “Thuaji do te q.. nenën”

Gjate një përgjimi policor, kreu i grupit kriminal te falsifikatoreve merr një telefonate nga një shtetas shqiptar i lindur ne 1984, i cili ishte zotues i identitetit … dhe mes te tjerash ne bisede i thotë: “Thuaji, nëse më ka ndodhur dem tek dokumentet e mia, do ti q… nenën thuaji, siç ta them”.