MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kujdesem për flokët në dimër?

16.12.2021 - 15:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të kujdesem për flokët në dimër?

Mjeku: Është e këshillueshme që gjatë dimrit ti lani flokët me ujë të vakët, pavarsisht sa kënaqësi i jep trupit një dush i ngrohtë. Në këtë mënyrë do ti mbroni flokët nga ekstremitetet e temperaturave, të ftohta dhe të ngrohta. Gjithashtu zgjidhni shampo me veprim të butë në flokët tuaj. Kujdesuni që ato të jenë pa parabenë dhe të pasura me vajra ushqyes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.