MENU
klinika

Si do jetë moti në ditët në vijim?

Sinoptikanët paralajmërojnë rrebeshe të fuqishme në Shqipëri

02.12.2021 - 15:52

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Dukagjin dhe veri të vendit priten edhe reshje shiu dhe fjolla bore në viset malore.

Në Shqipëri nesër rikthehen reshjet e shiut në shumë pjesë të vendit. Në skajin jugor, jugperëndimore dhe veri dhe veriperndim të vendit priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira nesër pritet në Maqedoninë Veriore dhe Luginë, ndërsa në Mal të Zi rikthehen reshjet atmosferike.

Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në
Të premtën na pret mot i vranët dhe me reshje shiu sidomos pasdite ku vende-vende priten reshje të dendura shiu. Me uljen e temperaturave vonë në mbrëmje priten edhe fjolla bore vende-vende.

Të shtunën na pret mot kryesisht i thatë, me alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell, ndërsa të dielën përsëri me reshje shiu fillimisht në disa vise të Shqipërisë, pastaj edhe në Kosovë./MeteoBallkan