MENU
klinika

Zheji: Forca të brendshme që i kanë këto aksese, ose i kanë shitur të dhënat...

Skandali me pagat/ Ngjela: Rama duhet të dorëhiqet

27.12.2021 - 17:17

Avokati Spartak Ngjela mendon se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas skandalit të publikimit të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, dy lista të pagave të muajve janar dhe prill si dhe të dhënat me targat e automjeteve që përdoren sot.

“Rama është në një situatë të rëndë sociale, jep dorëheqjen dhe shikon ta stabilizojë hap pas hapi. Por duhet të japë dorëheqjen. Problemi ishte që këtij i morën shtetit, si, qysh, kush, ato i zgjidh drejtësia”, u shpreh Ngjela në emisionin “Pikat mbi i”.

Spartak Ngjela: Dorëheqja është forcë nuk është dobësi se thotë unë nuk kam gisht me këtë që kam ndodhur. Ç’do të thotë faj, ti nuk iu ke dhënë garanci njerëzve. Është humbja e garancisë së individit. Çfarë mendoni se ka kryeministri si devizë, të mbrojë garancinë time. Këtij i kanë grabitur shtetin. Nuk ndodh asgjë dhe po dha dorëheqjen. Nuk e mbron Rama shtetin. Pse ra Rama, bie struktura e shtetit? Po Rama është në një situatë të rëndë sociale, jep dorëheqjen dhe shikon ta stabilizojë hap pas hapi. Por duhet të japë dorëheqjen.

Problemi ishte që këtij i morën shtetit, si, qysh, kush, ato i zgjidh drejtësia. Po këtij i morën shtetin në pikën më të nxehtë të tij. Ç’faj kanë njerëzit që nuk ke ditur të mbrosh personalitetin e tyre. Fakti që i kërkon të falur i thotë që nuk kam bërë detyrën. Nëse s’ke bërë detyrën, ik thyej qafën. Por ne nuk kemi institucion dorëheqjen. Nuk njihet dorëheqja këtu. Deri tani ka dhënë vetëm Nano. Për këta të tjerët dorëheqja është veprimtari armiqësore.

Ekspertët që kam pyetur unë më kanë thënë që nuk janë haker, janë punonjës të brendshëm sepse i kanë marrë segmente-segmente. Ata më thanë që nuk janë hakera. Por edhe po të ishin hakera, ti duhet të kesh një mbrojtje të madhe të IT-së. Me sa më thanë ekspertët ky e ka të nivelit të lartë IT-në. Dhe këta kanë filluar të hetojnë punonjësit. Varet se çfarë niveli të lartë ka hetimi, po ka ndihmë nga perëndimi e arrin.

E mori Prokuroria e Tiranës se krimi është bërë në Tiranë. Është vendndodhja e krimit. Ata e filluan këtu, për mendimin tim duhet ta kishin çuar në SPAK. E çuan këtu sepse nuk ka të akuzuar të lartë. SPAK-u nuk e merr dot kryesisht, por nëse iu del ndonjë ministër nën hetim, shkon në SPAK.

Ndërkohë analisti Artur Zheji shpjegoi dy hipoteza se si mund të jenë nxjerrë të dhënat e shqiptarëve. Sipas tij, personat që i kanë këto aksese, “ose i kanë shitur këto të dhëna, ose i kanë përdorur kundër Ramës. Mund të jenë konkurrentë të Ramës, me njerëz të emëruar prej tyre që bëjnë një gjullurdi”.

Artur Zheji: Jemi në fazën e hipotezave, nuk kemi prova. Fakti që hetimin e ka marrë në dorë Elisabeta Imeraj që ka qenë goxha e kontestuar dhe nga opozita, ajo ndoshta këtë patate të nxehtë mund ta menaxhojë.

Ndoshta e ka dhe test. Fakti që janë punonjës të brendshëm dhe kjo është një nga hipotezat dhe jo një sulm hakërimi nga jashtë.

Diversionet më parë bëheshin fizikantë, tani virtualisht. Siç u akuzua Trump shumë herë se shumë nga sulmet kibernetike në fushatë kundër Hilary Clinton u bënë nga Rusia.

Po të jetë nga jashtë, mendoj që Shqipëria nuk përbën një oreks kaq të madh. Për destabilizimin, Shqipëria mbrohet dhe nga NATO. Këto janë shumë të komplikuara, nuk e bën dot një haker amator.

Një variant tjetër, forca të brendshme që i kanë këto aksese, ose i kanë shitur këto të dhëna, ose i kanë përdorur kundër Ramës. Mund të jenë konkurrentë të Ramës, me njerëz të emëruar prej tyre që bëjnë një gjullurdi.