MENU
klinika

Krahasimi

Sulmuesi i Ajax thyen rekordin e Lionel Messit

19.12.2021 - 14:18

Karriera e Lionel Messit as që krahasohet me të tijën, por Dusan Tadic është më i mirë në një aspekt. Futbollisti i Ajax mund të krenohet për një rekord që ia ka vjedhur Pleshtit.

Ai ka arritur në shifrën e 37 asisteve në një vit kalendarik, duke marrë parasysh edhe ndeshje me kombëtaren, dhe ka parakaluar pikërisht argjentinasin, që në 2011-ën vendosi rekordin me 36 asiste.

Edhe pse disa nuk e njohin kuotën 37, për ta konkretizuar akoma më shumë rekordin, Tadic do të ketë dy ndeshje të tjera deri në fundin e 2021. Ajax-i do të ndeshet sot me Feyenoord dhe të mërkurën me Fortuna Sittard.

Të shohim nëse serbi do të gjejë asiste të tjerë për t’u konfirmuar rekordmen në këtë kategori. Në këtë sezon, Tadic ka luajtur 16 ndeshje në kampionatin holandez, duke shënuar 6 gola dhe duke dhënë 11 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN