MENU
klinika

NBA

Suns mposhtin edhe Lakers dhe marrin kreun në Perëndim

22.12.2021 - 14:40

Phoenix Suns ruan kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 108-90 në fushën e Los Angeles Lakers. Fitorja e katërt radhazi për Suns, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Booker me 24 pikë ishte më i miri për Phoenix, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e LeBron James për Lakers. Ekipi kalifornian po vuan këtë sezon, duke mos bërë dot 3 fitore radhazi.

Fiton edhe skuadra e Miami Heat, që mundi 125-96 Indiana Pacers, sfidë ku Herro e Robinson realizuan nga 26 pikë secili për ekipi nga Florida. Rikthehet te fitorja Dallas Mavericks, që mundi 114-102 Minnesota (Brunson 28 pikë), ndërsa New Orleans mposhti 111-97 Portland Trail Blazers (Ingram 28 pikë e Walker 27).