MENU
klinika

Si paraqitet situa në Lezhë

Tërhiqet Vjosa/ Shtëpitë ‘nën pushtetin’ e baltës

13.12.2021 - 11:00

Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha! Shtëpitë në Lushnje e Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Ndërkohë, në qarkun e Korçës, bora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm. Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen. Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.

Në qarkun e Lezhës. Dita e sotme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e shiut.

Mësohet se niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale. Sakaq, në kënetën e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre, ka rreth 100 ha tokë depresive me prezencë ujit, por në rënie.