MENU
klinika

Të paktën 6 viktima

Tragjedi në brigjet greke, mbytet anija me 80 emigrantë në bord

25.12.2021 - 09:54

Gjashtë të vdekur dhe 57 të shpëtuar është raportimi i deritanishëm për mbytjen e një anije në Greqi. Kjo anije u mbyt të premten pasdite pranë Paros ndërsa në të raportohet se ishin 80 emigrantë.

Autoritetet greke kanë reaguar menjëhër pas njoftimit duke çuar në vendin e ngjarjes katër anije të Marinës, një helikopter, një avion C130 dhe 9 anije barka shpëtimi.

Në vendngjarje, siç njofton Ministria e Transportit, ka mbërritur Njësia e Misioneve Nëndetëse të Rojës Bregdetare, e cila do të hetojë mjetin e përmbytur.