MENU
klinika

Krimin e kreu me armën e shërbimit

Vrau 29-vjeçarin gjatë sherrit në market, polici Sula ende në kërkim

15.12.2021 - 12:36

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin një ditë më parë, ku efektivi i policisë, Arbër Sula, qëlloi për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka.

Sherri ndodhi në një market në Tiranë dhe konflikti nisi për arsye banale e u përshkallëzua deri në përdorimin e armës nga ana e 27-vjeçarit Sula. Ai është ende në kërkim nga policia dhe pas vrasjes, është larguar përmes rrugicave. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë jashtë shërbimit pasi kishte marrë leje për të kryer testin e drogës.

Dyshohet se arma që ka përdorur për krimin është dhe ajo që mbante gjatë orëve të shërbimit. Sakaq, SHÇBA, ka nisur një hetim mbi ngjarjet e kryera muajin e fundit dhe do të vendosë në filtër punonjësit e policisë, kryesisht, ata që janë të rinj në këtë profesion.