MENU
klinika

Tinka...

Yll i Skenës dhe Ekranit

17.12.2021 - 20:36

        ”Arti është ushqimi im. Oksigjeni. Unë kam mësuar shumë nga mësuesit e mi, nga paraardhësit e mi. Arti është kolektiv, nuk është individual. Është autori i dramës, komedisë, është regjisori, aktorët, skenografi, grimi, kostumografi,muzika etj… Pra në çdo dramë suksesi nuk është individual, por kolektiv”

Lindi në Sarajevë. më 17 dhjetor 1932, një nga aktoret më të njohura shqiptare. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

Tinka Kurti u ngjit për herë të parë në skenë, kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947-ën u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe.

Rrezatuese në thjeshtësi, me portretin ku spikat gjallëria dhe dashuria për të bukurën, për të përditshmen… atë që ajo e lartësoi në çdo rol. Ajo që përmes artit skenik dhe të përkorës i tregoi publikut të saj artdashës gruan ideale, më shumë sesa aktoren e shkëlqyer. Aftësinë që qoftë edhe rolin më të vogël, do ta ngrinte në piedestal me mjeshtërinë e lartë interpretative dhe shpirtin artisik.

Me personazhet, karakteret dhe profilet e jetësuara në art, Tinka ka depërtuar thellë në kujtesën e gjeneratave, si një aktore e admiruar, si personazhi i spikatur në skenën e madhe të artit shqiptar.

Me një profil skenik krejt të sajin, një timbër depërtues veshur me hijeshinë femërore, në çdo rol, artistja diti të përcjellë gjithnjë mirësi, kjo e shkëmbyer me adhurimin nga mbarë populli. Një aktore e përmasave të mëdha si ajo, erdhi çdo herë me sukses edhe në rolin e Tanës, edhe të nënë Pashakos me flimin “Yjet e netëve të gjata”, të nënës së Halit Beratit, në “Gjeneral Gramafoni”, të doktoreshë Ketit, në filmin “Unë e dua Erën”, apo të Dilës në filmin “Besa e Kuqe”.

Tinka Kurti mishëron vetë rolin, madje, atij i shtoi forcën intepretative, përjetimin e personazhit deri kur ai e personifikoi edhe në jetë, si emri i dytë i aktores, siç ndodhi me nënë Pashakon…

Prej vitit 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.

Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë”, apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Tinka Kurti te filmi “Tana” Tinka Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958-ën. Të paharruar kanë mbetur Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), halla te “Çifti i lumtur” (1975), sinjorina Mançini te “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), gjyshja te “Zemra e nënës”. Rolet e arrira i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, që kulmojnë me çmimet e karrierës në të dyja fushat. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Pasioni për aktrimin, hapat e para në skenë, apo kujtimet e veçanta, si puthja në film me aktorin Naim Frashëri janë gjurmët që Tikna i nguliti fort në kinemanë shqiptare, kur sapo kishte nisur të formësohej.

Artistja e një karriere brilante të një galerie rolesh, mbetet aktorja që realizoi puthjen e parë për filmin shqiptar dhe siç e ka pohuar vetë, mban pengun që ajo skenë, as sot nuk transmetohet…

Ylli me shkëlqimin origjinal në plejadën e aktorëve të kinemasë shqiptare, lindur në Sarajevë, zgjedh gjithmonë të thotë: “Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”.

Ishte çmimi “Aktorja më e mirë e Republikës” dhe kupa e festivalit në Festivalin e parë të Teatrit Shqiptar që e ngjitën aktoren Tinka Kurti në kategorinë e aktorëve profesionistë me rolin në shfaqen “Toka jonë” me regji të Kol Jakovës.

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar rreth 260 role në skenën e teatrit dhe 95 role në kinematografi.

Më 1994, ajo hyri në Enciklopedinë e Institutit Biografik Amerikan, si një nga 5,000 gratë më të shquara në botë dhe madje, më 17 dhjetor 2007, ajo u ftua në Uashington (SHBA) për të vendosur një pllakë mermeri me emrin e saj në këtë Institut.

Roli i saj më i fundit do të ishte në kinematografi, në filmin “Bota” (2014).

Tinka për karrierën e saj artistike është vlerësuar me çmime dhe tituj të tjerë, si ”Artiste e Merituar” dhe ”Artiste e Popullit” 1961, me urdhrin “Grand Master” i akorduar nga Presidenti i Republikës për veprimtarinë e saj artistike.

Jetëshkrimi autorial:

Ne kerkim te kujt (2012) serial

Familjet (2009) serial

Filumena Marturano (2009) Teatër

Ne dhe Lenini (2008)

Mira – (2008)

Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)

Dasma e Sakos – (1998)

Nata – (1998)

Zëmra e nënës – (1994)

Vdekja e kalit – (1992)

Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti

Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit

Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes

Flutura në kabinën time – (1988)

Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit

Në emër të lirisë – (1987)

Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit

Besa e kuqe – (1982) – Dila

Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit

Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes

Mëngjeze të reja – (1980)

Nusja – (1980)

Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit

Vajzat me kordele të kuqe – (1978)

Emblema e dikurëshme – (1976)

Çifti i lumtur – (1975)

Lumë drite – (1975)

Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres

Operacioni Zjarri – (1973)

Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako

Guximtarët – (1970)

Tana – (1958)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhyl Martiniani rrëfen prapaskenat

“Si e binda Yllka Mujon të bëjë kinoprovën”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit