MENU
klinika

Kujdes

4 modele që mund t’ju shkatërrojnë flokët pa e kuptuar

25.01.2022 - 07:50

Lyerja e vazhdueshme, krehja e tepërt dhe mjetet e nxehta mund t’i dëmtojnë flokët tuaj. Por ka dhe “armiq” të tjerë, pak më tinëzarë, të cilët janë përgjegjës për shkatërrimin e tyre. Bëhet fjalë për modele flokësh të zakonshme, nga ato që bëjmë çdo ditë.

Të kapura bisht

Ja pse duhet ti mbani flokët bisht gjatë gjumit - Lifestyle

Të gjithë stilistët pajtohen se është padyshim stilimi më problematik (dhe popullor). Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse i kani vazhdimisht bisht në të njëjtin vend në kokë, gjë që shkakton tension dhe tërheqje. Një bisht i lartë është më i keqi, pasi krijon tensionet te fijët e imëta rreth vijës së flokëve.

Topuz

vajzë me topuz të lartë

Është një model i thjeshtë, i përditshëm, por mund t’i dëmtojë shumë flokët. Flokët tërhiqen jashtëzakonisht fort duke shkaktuar këputje. Ky problem bëhet më serioz për gratë që i kanë flokët më të hollë. Cila është zgjidhja? Uleni topuzin dhe mos i tërhiqni shumë flokët dhe mbani sa më lirshëm të jetë e mundur.

Gërshetat shumë të ngushta

Stilet e flokëve për flokë të mesëm për vajzat 11 vjeç. Prerje moderne për fëmijë për vajzat - Opsione elegant. Një tjetër version i hairstyle

Teorikisht, gërshetat janë një stilim i mrekullueshëm, por nëse bëhen gabim mund të kenë efekt të kundërt. Gërshetat që janë shumë të ngushta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në flokët dhe skalpin tuaj. Nëse ndjeni siklet në lëkurë, kjo nuk është një shenjë e mirë. Ajo që duhet të bëni është që të siguroheni që të mos i keni shtrënguar fort gërshetat.

Extentions

parukierja i vendos ekstensionet një vajze

Pavarësisht metodës, extentions i dëmtojnë flokët tuaj. Në rastin më të keq, mund të përfundoni dhe me alopecia areata. Nëse planifikoni t’i mbani për më shumë se disa orë, duhet të konsultoheni me një profesionit. Tregoni kujdesin e duhur. Për shembull, ekspertët rekomandojnë kufizimin e larjes në vetëm një ose dy herë në javë.