MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?

31.01.2022 - 09:22

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është normale gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale?

Mjeku: Gjakderdhja pas marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohet si pasojë e një sërë faktorësh. Ndonjëherë gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale mund të shkaktohen çarje në vaginë nëse nuk është e lubrifikuar mjaftueshëm ose lëkura është irrituar për shkak të një alergjie ose infeksioni mykotik.

Gjakderdhja pas seksit mund të jetë edhe shenjë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, si klamidia, gonorrea, kështu është mirë që të bëni një vizitë mjekësore. Vizitoni klinikën më të afërt për të zbuluar shkakun e gjakderdhjes pas seksit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.