MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Aksident te Rruga e Kombit, një e vdekur dhe dy të plagosur

15.01.2022 - 12:12

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit, mëngjesin e sotëm. Viktimë ka mbetur një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, Jani Loqi.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Gjela Lleshi, 65 vjeçe, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Babai lejohet të marrë pjesë në varrimnin e të djalit dhe vajzës

Dy ceremoni mortore! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër!

Nëna u hodh në Bunë me tre fëmijët e mitur

Gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar