MENU
klinika

"Forcat e rendit të…"

Ambasada italiane: Dhuna në protestën politike në Tiranë, e papranueshme

08.01.2022 - 16:41

Ambasada italiane në Tiranë reagon për protestën e dhunshme të zhvilluar sot para selisë së PD, e thirrur nga Sali Berisha.

Ambasada italiane dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se “Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar”.

Reagimi i ambasadës italiane:
Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar.
U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben.