MENU
klinika

Betimet e presidentëve

Amerika: fjalë të mëdha të etërve të kombit

07.01.2022 - 16:55

        ”Zoti më ndihmoftë” – janë këto fjalët historike nga Xhorxh Uashington (George Washington), më 30 prill 1789, në Nju Jork, për betimin si presidenti i parë i SHBA-së, duke vendosur kësisoj një traditë mbi 200-vjeçare. Ndërkohë, presidenti i SHBA-së bën betimin më 20 janar, sepse ndryshe nga epoka e pajtonëve, anëtarëve të kongresit nuk u duhen më muaj për të arritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit gjigant. Ceremonia festive e përurimit, pra marrja e postit, ka karakterin e një rituali politik, gjatë të cilit i “Riu” përpara se të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, jep një tablo të prioriteteve të qeverisë së tij.

Më 7 janar 1789, shënohet një ngjarje e rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Xhorxh Uashington zgjidhet unanimisht presidenti i parë, i cili, qëndron në këtë post për dy mandate.

Në histori, ai u quajt si “Ati i kombit të tij” dhe nuk i përkiste asnjë partie.

Presidenca e Washingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese dhe titullin ”zoti President”.

Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri më 1940, kur Franklin Delano Rusvelt fitoi një mandat të tretë, të paprecedent. Amendamenti i 22-të në vitin 1951 e kufizon presidentin në dy mandate.

Ceremonia e përurimit nis me interpretimin e bandave dhe me betimin, që japin të gjithë presidentët përpara Gjyqtarëve supremë të kombit dhe Kongresit të mbledhur. Betimi bëhet duke vendosur dorën mbi Bibël (në fakt, ky jo një rregull kushtetues), e natyrisht që kështu veproi edhe Presidenti Xhorxh Bush (George W. Bush): „I, George Walker Bush declare …“

Barak Obama (Barack Obama) do ta bëjë betimin e tij mbi Biblën, që përdori në përurimin e tij çliruesi i skllevërve dhe mbrojtësi i unitetit të kombit, Abraham Linkoln (Abraham Lincoln).

 

Xhorxh Uashington, themeluesii i kombit amerikan, e bëri betimin në Nju Jork dhe në Filadelfia. Më vonë të gjitha betimet, me vetëm pak përjashtime, janë kryer në Uashington. Që nga përurimi i Ronald Reganit (Ronald Reagan) në vitin 1981, ceremonia zhvillohet në krahun perëndimor të shkallëve të Kapitolit. Nga kjo pikë shpaloset një panoramë e mrekullueshme ndaj të gjitha monumenteve të mëdha për baballarët e kombit. Regan: ”Në fund të rrugës përrallore, ndaj së cilës kam hedhur vështrimin, ndodhen monumentet gjigande, mbi shpatullat e të cilëve është bazamenti i kombit tonë.”

Fjalimet e përuruese të etërve të kombit: Uashington dhe Xheferson (Jefferson), si dhe të Linkolnit janë tekste të detyrueshme leximi për secilin president të ri. Çdo president i ri, dëshiron që në fjalimin e tij krahas citateve historike të vendosë edhe pikat e veta kulmore të retorikës. Franklin Rusvelti (Franklin Roosevelt) përdori në fjalimin e tij fjalinë e njohur, se Amerika s’ka kujt t’i trembet veç frikës. Ndërsa autorët e fjalimit të Kenedit (Kennedy) formuluan shprehjen :”Mos pyet, se çfarë mund të bëjë vendi për ty, por pyet, se çfarë mund të bësh ti për vendin!”

”Ladies and Gentleman, the President… Fjalimi i presidentit të ri, nuk shoqërohet vetëm nga pompoziteti dhe patosi, fjalimi i tij shërben gjithmonë edhe si një pasqyrë e prioriteteve të politikës së tij. Bill Klintoni (Bill Clinton) në vitin 1997 shpalli një politikë të re sociale dhe arsimi. Klinton: ”Le të ndërtojmë shtëpinë amerikane për shekullin e 21-të, ku secili të ketë vendin e tij në tryezë dhe asnjë fëmijë të mos mbetet prapa.”

Ronald Regani shpalli politikën e forcës kundrejt Bashkimit Sovjetik. Regan: ”Kundërshtarët e lirisë, kundërshtarët tanë të mundshëm, të mos harrojnë, se paqja është qëllimi suprem i popullit amerikan. Ne do të negociojmë për të, do të sakrifikojmë për të, por asnjëherë nuk do të dorëzohemi.” Regan ishte edhe presidenti i parë, që për shkak të motit me ngricë hoqi dorë prej paradës që përmbyll ceremoninë përgjatë Bulevardit Pensilvania (Pennsylvania Avenue). Xhimi Karteri (Jimmy Carter) ishte i vetmi, që e përshkoi në këmbë bulevardin, ndërsa kur Xhorxh Bushi mori mandatin e dytë, pati protesta të fuqishme. Një demonstrues thotë: ”Shumë amerikanë nuk e duan Bushin dhe e konsiderojnë atë si një katastrofë.” Disa premtime ambicioze që dha Bushi në fjalimin me rastin e marrjes së postit mbetën të parealizuara. ”Ne do të hartojmë një plan për furnizimin kombëtar me energji dhe do të përgjysmojmë deficitin buxhetor.”

Për shumë amerikanë pjesëmarrja në ceremonitë me rastin e marrjes së postit nga presidenti i ri është një përjetim i veçantë, për të cilin, disave u duhet të shpenzojnë mirë. Muaj përpara, dhomat e hoteleve në kryeqytetin e SHBA-së, janë të prenotuara. Privatët japin dhoma, apo shtretër me qira me çmime deri në 20.000 dollarë nata. E netët në raste të tilla, janë mjaft të shkurtra, sepse festimet zgjasin një javë të tërë, me ballo që vazhdojnë deri në të gdhirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i fortë që Rocky Balboa i dha djalit

‘Derisa të besosh te vetja, nuk ke për të pasur një jetë’

“Shqiptarët, një racë e rrallë; miq e armiq të turqve!”

‘Shqiptarët më 1904-ën’, si i përshkruante gazeta amerikane


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen