Kultura e faljes, nuk është e lehtë për t’u pranuar.
E vetmja rrugë e mundshme është bashkëjetesa e dhimbjes për gjakun e të drejtëve me dëshirën e shërimit të vrasësit. Është vështirë të flasësh për falje, sidomos kur pësojmë një padrejtësi të pandreqshme. Kur përballemi me një fyerje, përpiqemi para së gjithash të bëjmë drejtësi, për të kompensuar atë padrejtësi, apo të përgjigjemi me gjeste, rreptësia e të cilave është e destinuar të intensifikohet herë pas here. Në të vërtetë, kush prej nesh, përballë pësimit të ndonjë akti dhune, nuk është tunduar të përgjigjet me një “hakmarrje” edhe më të madhe?/Konica.al
Në këtë kuptim, i famshmi ligj biblik i hakmarrjes “sy për sy e dhëmb për dhëmb”, synon të kufizojë spiralen e dhunës me ekuivalencën “ndëshkuese” mes padrejtësisë së pësuar dhe dënimit që do të shkaktohet.
Në origjinën e historisë njerëzore, Bibla vendos ngjarjen tragjike: Kaini, i parëlinduri, vret Abelin, më të voglin. Sigurisht që dy vëllezërit janë shumë të ndryshëm. Kaini është bujk, ndërsa i dyti është bari, emri i të cilit është Abel, Hebel, frymë, sugjeron një ndjesi fikjeje, brishtësie, sikur dikush do të kujdesej për të. Në fakt, vështrimi hyjnor qëndron tek kjo e fundit, pa u sqaruar arsyet. Kështu, Zoti i mirëpret ofertat e tyre në adhurim në një mënyrë tjetër, frytet për Kainin dhe frytet e para të kopesë për Abelin: e para shikohet në mënyrë të papërshtatshme në krahasim me të dytin. Marrëdhënia e dy vëllezërve prishet, situata përkeqësohet. Kaini vuan, ndihet i poshtëruar dhe i ofenduar, ndjen inat dhe zemërim, nuk mund ta pranojë këtë “trajtim” të pabarabartë.
Nëse Zoti është i drejtë dhe i mirë, pse bën parapëlqime?
Atëherë Kaini e vret të vëllanë.
Vëllazëria është shfaqur që në fillim të historisë si e brishtë, e pasigurt dhe e lindur nga një zbulim i dhimbshëm: vëllai më shfaqet si armik… Çfarë do të bëjë Zoti atëherë? A do ta ndëshkojë vrasësin në mënyrën më perfekte? Jo, nëse Zoti e pyet fillimisht Kainin “Ku është Abeli, vëllai yt?” Dhe pastaj “Ç’ke bërë? Zëri i gjakut të vëllait tënd më thërret nga toka!”, si për ta vënë në dijeni për krimin e tmerrshëm që ka kryer, më vonë e dënon ashpër: “Tani qofsh i mallkuar larg atij dheu, që me veprën e dorës sate ka pirë gjakun e vëllait tënd (…) Endacak dhe vagabond do të jesh në tokë”. Kaini bëhet nomad dhe përherë i arratisur në tokë, t’i fshihet Zotit, i ndërgjegjshëm se atij askush nuk mund t’i shpëtojë nga sytë, por as të tjerëve, sepse kushdo mund ta vrasë. Kaini arrin të shpëtojë, para së gjithash nga vetvetja, nga faji i vrasjes që ka kryer. E tija është ndoshta vetëm një vdekje e shtyrë, nëse, siç citon libri i “Proverbave”, mëkatari ikën edhe kur nuk e ndjekin?
Zoti është Ati dhe nuk dëshiron dënimin e tij përfundimtar.
Ai nuk vepron si gjykatës i padurueshëm, por e fton të rifutet vetë, për ta bërë të kuptojë “shtazërinë” e gjestit të tij. Jo vetëm kaq, ai shqetësohet për birin e tij ndaj dhunës së mundshme që mund të pësonte, që pas vrasjes së Abelit: “Zoti i vendosi një shenjë Kainit, që kushdo që ta takonte të mos e godiste”. Zoti i vendos një shenjë, në mënyrë që askush të mos i sulet sipër. “Larg duart nga Kaini” – do të thotë drejtësi pa hakmarrje, dëshira që “xhelati” ta shndërrojë përgjigjen e dëshpëruar: “Mos vallë jam unë kujdestari i tim vëllai?”, në një ndërgjegjësim të gravitetit të aktit të kryer, në një vetëkujdesje dhe në një pranim përgjegjësie karshi tjetrit. Zoti dëshiron ta shpëtojë atë, duke e shoqëruar në këtë rrugë të dhimbshme të shpengimit. Sigurisht, Kaini ka mbjellë njëfarë mallkimi në histori dhe si mjeran i verbuar nga dhimbja, ai do të endet, ekzistenca e tij do të ekspozohet ndaj hakmarrjes së kujtdo. Megjithatë, gradualisht, atij do t’i duhet të mësojë se vështrimi i Zotit nuk është as persekutues, as ndëshkues, por i vëmendshëm, i kujdesshëm. Fëmija duhet të gjejë përsëri jetën, në besim. Sigurisht, dashuria e Zotit është lënduar, por është e qëndrueshme dhe këmbëngulëse. Zoti përpiqet që Kaini të jetojë. Pozicioni i Zotit është paradoksal. Nga njëra anë, identifikohet me Abelin, duke i ofruar vetes piskamën e mbytur të vëllait të vrarë, nga ana tjetër, identifikohet me Kainin, duke u kujdesur për të, duke e ruajtur, duke mos e lënë të vetëm në vagabondimin e tij. Kainit i lihet mundësia për të hyrë në rrugën e humanizimit, duke fituar besimin e tjetrit. Vetëm nëse Kaini merr përsipër tragjiken e krimit të kryer dhe shtjellon fajin e tij, do t’i jepet falje, por një rrugë tani është e hapur për të. Zoti është në të dy anët në të njëjtën kohë. Balancë e vështirë, paradoksale, e paqëndrueshme për ne, pasi presupozon lirinë e një dashurie të painteresuar./Konica.al
Si është e mundur që Zoti i vë drejtësinë gjakut të Abelit, duke u kujdesur për xhelatin dhe pasardhësit e tij? Nëse Zoti e bën veten kujdestar të vrasësit, a nuk është ndoshta ky kulmi i padrejtësisë? Falja lind nga ky vështrim i Zotit që dëgjon britmën e dhimbjes së viktimës dhe në të njëjtën kohë dëshiron që xhelati të jetojë, për një fillim të ri.
Kjo është një udhë e komplikuar, por e lejon Kainin të dalë nga roli i “vrasësit”, për t’u bërë një person i ri. Në këtë kuptim, kultura e faljes krijohet nga vështrimi i Atit. Zoti dëshiron që Kaini ta ngrejë shikimin e tij endacak nga toka, në mënyrë që, duke e kthyer fytyrën drejt tij, të gjejë atë të Abelit. Falja “bëhet” falë takimit të këtyre dy vështrimeve. Kaini do të jetë në gjendje të fillojë një jetë të re, duke e bërë veten të ngjashëm me fytyrën e Zotit, duke mbajtur në zemër vështrimin e të vëllait. Fytyra e tij nuk do të identifikohet thjesht me historinë e një vrasjeje, sado tragjike, por do të jetë në gjendje të shprehë një dëshirë për shpengim që bëhet jetë. Do të bëhet vështrim i shpenguar.
Kultura e faljes, nuk bën dot pa takimin e këtyre vështrimeve, që gjejnë mundësinë të gjenden përballë Atit. Kjo është rruga e lirisë, e cila sot më shumë se kurrë mund të ndërtojë hapësira të reja jete në një shoqëri, e cila për të bërë “drejtësi” rrezikon të shkatërrojë jetën e viktimave dhe atë të autorëve. Zoti dëgjon klithmën e gjakut të Abelit që ngrihet nga toka dhe rimerr shikimin e një njeriu të ri, atë të Kainit. Të dëshirosh “vdekjen” e xhelatit do të ishte të shpallje vetëm fitoren e dhunës, humbjen e qenies sonë si racë njerëzore./Konica.al
Para nesh duhet të hapet jeta.