MENU
klinika

Sekuestrohen 700 fishekzjarrë dhe kapsolla

Arrestohet tregtari në Fier

01.01.2022 - 12:23

Policia e Fierit ka sekuestruar pasditen e djeshme 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla, ndërsa në pranga ka rënë një 38-vjeçar.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Arti Çukon, i cili u kap duke tregtuar pa leje fishekzjarrë.

NJOFTIMI I POLICISË
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarrë pa dokumentacionin përkatës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 700 copë fishekzjarrë, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarrë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.