MENU
klinika

Llogaraja e mbuluar nga dëbora

ARRSH tregon si paraqitet situata me rrugët

23.01.2022 - 11:22

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në zonën e Llogarasë, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve.

“Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Po ashtu ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve se duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.