MENU
klinika

Tenisti serb mungon në Australian Open

Australia dëbon Djokovic, ikën në Dubai

16.01.2022 - 14:13

Me një vendim unanim, tre gjyqtarët e Gjykatës Federale të Australisë, kanë vendosur që tenisti serb Novak Djokovic duhet të braktisë Australinë, duke mos luajtur dot në grand slam të Australian Open, që nis pas 24 orësh në Melbourne.

Gjykata u shpreh se motivet e paraqitura nga avokatët e Djokovic ndaj vendimit të marrë nga Ministria e Emigrimit, që i mohoi vizën hyrëse, nuk janë bindëse. Në këtë mënyrë, tenisti serb humbi betejën për të luajtur në Australian Open, ku është kampion në fuqi.

“Jam i zhgënjyer nga ky vendim. Tani do të kem më shumë kohë për t’u përgatitur dhe pushuar, para se të bëj komente të tjera për këtë çështje”, tha Novak Djokovic.

Tenisti serb ka lënë Australinë për një udhëtim drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me destinacion Dubain. Në kompeticionin e njohur “Australian Open” është vendosur që në vendin e Xhokoviçit të përfshihet italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë dhe nga ku ishte mundur në eliminatoret nga japonezi, Taro Daniel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN