MENU
klinika

Fjala e kryetarit të PD-së

Basha: PD-ja, sot e la pas Berishën dhe të gjithë aksionin e tij

08.01.2022 - 20:08

Kryetari Basha po u flet gazetareve per protesten e sotme dhe konfimoi ndarjen perfundimtare me Berishen dhe Berishizmin. LIve ai po tregon sesi do te jete tashme PD pa kete trashegimi qe e ka demtuar. Për të kurorëzuar aksionin e tij personal, tha ai e demtoi si pakkush PD. “Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush me sy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytyra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua”, u shpreh ai.

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Basha u shpreh se dita e sotme ishte paralajmeruar si nje dite e pushtimit te selise se demokrateve, por qe Berisha nuk ia arriti dot.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij.

Lajmi i parë i mirë është braktisja e tij totale. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk iu realizua.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.

Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha Basha.

Nderkohe media pas një pritjeje të gjatë për shkak të hetimeve të prokurorisë, eshtë lejuar të hyjë në selinë e PD. Ata jane shoqëruar nga kryedemokrati Basha, i cili tregon pasojat e protestës së dhunshme

Kryedemokrati ka shoqëruar vete përfaqësuesit e medias, operatorë e gazetarë, për të filmuar pasojat e dhunës që la pas sot protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Basha u ka treguar ambientet e shkatërruara të selisë blu me xhama të thyer, dyer e karrige të hedhura në tokë dhe ku çdo pajisje ka dalë jashtë funksionit.