Ish kryeministri Sali Berisha, nga Lezha ka nisur takimin me demokratët në 31 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Gjatë fjalës së tij Berisha foli për rrugëtimin e PD përgjatë këtyre viteve, ndërsa u shpreh se përulet përpara qytetarë të Lezhës për besnikërinë e treguar ndër vite.
‘Ne përsëri kemi shumë mungesa pavarësisht gjithë këtij rrugëtimi. Demokratët sot janë më të diskriminuar dhe më të ndëshkuarit, por sërish janë njerëzit më të lirë të këtij vendi. Ata sot vuajnë për punë, për shkollimin e fëmijëve, por ata janë djem dhe vajza më të pasur në ideale dhe atdhetari. Ata besojnë se do t’ja dalin në agjendën tonë të lirisë. Sot ne kemi një armik më të rrezikshme se ai që kishim në vitet ’91. Ai që kishim në atë kohë ishte diktator i cili në biografinë e tij kishte kryer vrasje politike . Por sot jemi përballë një armiku të egër të pluralizmit. Sot kreu i meduzës ka uzurpuar të gjitha pushtet dhe mendon se do të mbajë peng pluralizmin në Shqipëri’, tha ia.