MENU
klinika

Për ndeshjen ndaj Romës

“Buzëqesh” Pioli, Milan rikuperon 4 lojtarë

04.01.2022 - 16:54

Milani po përgatitet për të rinisur sezonin dhe fazën e dytë të Serie A që do të nisë të enjten në datën 6 janar ndaj Romës në “San Siro”. Kuqezinjtë janë të distancuar 4 pikë nga Interi i vendit të parë dhe e mbyllën fazën e parë me një pikë më parë se faza e parë e sezonit të shkuar…

Stefano Pioli pret zëvendësuesin e Simon Kjaer në merkato dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë nga kryesori dhe favoriti Botman (për të cilin Lille vazhdon të kërkojë gati 30 mln euro) dhe më vijnë Diallo, Omeragic, por edhe Bremer i Torinos dhe emra të tjerë që janë dytësorë.

E ndërsa me merkaton po merret Maldini, lajmi i mirë që vjen nga Milanello sot është se janë rikuperuar plotësisht Rebic, Ibrahimovic dhe Leao dhe do të thërriten për sfidën e parë të vitit. Bashkë me ata më herët u rikuperua edhe Davide Calabria.

Në mesfushë, dyshja Tonali-Bakayoko do të jetë ajo që do të luajë, pasi Kessie dhe Bennacer janë nisur drejt Kupës së Afrikës dhe 1 muaj gati mund të qëndrojnë larg. Formacioni i mundshem ndaj Roma-s: Maignan; Theo, Calabria, Tomori, Romagnoli, Tonali, Bakayoko, Leao, Brahim Diaz, Saelemaekers, Ibrahimovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bëhet “shkes” për te Fiorentina

Bogdani: Mourinho po gabon me Kumbullën