MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Nedim Bajramin e kërkon një klub në Serie A

03.01.2022 - 22:47

Nedim Bajramit i kanë mjaftuar pak muaj në Serie A për të treguar vlerat që ka. Driblime, gjuajtje, asiste dhe gola spektakolarë kanë qenë repertori i tij në radhët e Empolit, duke ndihmuar këtë skuadër që të qëndrojë larg fundit të tabelës së klasifikimit.

Për Bajramin, ka nisur interesimi i klubeve të mëdha, por edhe atyre të cilat mendojnë se mund t’i japin një rol më qendror në planet e tyre duke e bërë titullar të padiskutueshëm.

E tillë është skuadra e Cagliarit, e drejtuar nga një ekspert si Valter Mazarri. Ky i fundit kërkon një fantazist për sardët dhe ka hedhur sytë pikërisht nga futbollisti i përfaqësueses shqiptare.

Kjo hipotezë qarkullon në mediat italiane edhe nuk ka gjetur ende përgënjeshtrimin nga Empoli, i cili në fakt duket i interesuar të realizojë një shkëmbim me Cagliarin.

Portieri i Empolit, Vikario është në huazim pikërisht nga Cagliari dhe klubi sard është gati të transferojë përfundimisht lojtarin nëse merr si shkëmbim Bajramin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN