MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë janë qelizat T dhe si ndikojnë tek Omicron?

24.01.2022 - 10:32

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë janë qelizat T dhe si ndikojnë tek Omicron?

Mjeku: Qelizat T ende mund të njohin dhe eliminojnë Omicron. Emir i qelizave “T”  vjen nga timusi, që gjendet në pjesën e sipërme të kraharorit. Ata veprojnë në një mënyrë të ndryshme ndaj antitrupave. Kur një qelizë infektohet me një virus, ajo merr një pjesë të proteinës “spike” nga virusi dhe e nxjerr në sipërfaqen e tij.

Kjo mund të duket dramatike, por është shumë efektive. Vrasja e qelizës do të thotë që virusi gjithashtu eliminohet, është si një shpërthim i kontrolluar. Prandaj, ky proces mund të kontrollojë virusin dhe të parandalojë sëmundje të rënda.

Antitrupat janë si plani A: ata ndalojnë virusin të hyjë në qeliza. Qelizat T janë plani B: nëse virusi infekton një qelizë, ato e vrasin atë qelizë, duke e ndaluar virusin të përhapet.

Ata ende veprojnë kundër tij, sepse pjesët e proteinës “spike” që vendosen në sipërfaqen e qelizës së infektuar nuk kanë ndryshuar shumë te Omicron. Qelizat T në trupin tuaj që janë krijuar për të luftuar një version të mëparshëm të spike (i cili është në vaksina) arrijnë të kryejnë funksionet në mënyrë përfekte.

Disa studime kanë treguar se qelizat T të krijuara nga vaksinat kanë ruajtur aftësinë e tyre për të luftuar Omicron. Sistemi juaj imunitar është skalitur nga miliona vite evolucion. Dhe  kështu në këtë mënyrë qelizat T janë të afta të përballen me variantet e ardhshme. Qelizat T janë një arsye për optimizëm se së shpejti pandemia mund të marrë fund.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.