MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 17

Dy surpriza, ngec Partizani, mposhtet Teuta

22.01.2022 - 16:47

Java e 17-të e Kategorisë Superiore ka dhuruar vetëm surpriza deri më tani. Pas ndalesës së Vllaznisë në Shkodër me Egnatian, edhe Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Kastriotin në shtëpi. Ndërsa Teuta është mposhtur 1-4 nga Laci.

Partizani është ndalur në një barazim pa gola 0-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”. Vjen dhe ndalesa e parë e trajnerit Dritan Mehmetit me Partizanin, pas fitores së parë të arritur fundjavën e kaluar ndaj Egnatias me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë nuk kishte raste të rrezikshme ku loja u zhvillua në mesfushë. Pjesa e dytë nisi me disa raste ku krutanët pretenduan dy herë për penallti në minutën e 59′ dhe 71′ me Kaina Nunes dhe Spartak Ajazin.

Të kuqtë e Dritan Mehmetit realizuan gol me Xhuliano Skukën, por anësori dhe VAR-i e cilësoi si pozicion të parregullt. Kjo ndalesë nuk i shkon përshtat asnjë nga ekipeve, ku Partizani me këtë barazim renditet në vendin e 5 në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit ku kanë grumbulluar 12 pikëve.

Ndërsa në Rrogozhinë, mes Teutës dhe Lacit, sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse dhe u desh një predhë nga jashtë zone e Aleksit për të hapur serinë e golave. Barazimin i kurbinasve erdhi në shtesën e pjesës së parë me Deliun dhe kjo ndryshoi pak dinamikën e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit.

Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN