MENU
klinika

Kukësi dhe Dibra, qarqet me më pak të infektuar

Dyfishohen brenda një jave rastet aktive me Covid!

09.01.2022 - 22:54

Qarkullimi i variantit Omicron ka dyfishuar Brenda një javë rastet aktive në vendin tonë. Nga 6419 të infektuar që ishin në datën 1 Janar, kanë arritur ne 12,283 raste pozitive, shifër kjo e cila është më e lartë krahasuar dhe me të njëjtën periudhe të vitit të shkuar.

Të infektuarit me koronavirus janë të përhapur në të gjithë Shqipërinë. Kryeqyteti vazhdon të ketë peshën më të madhe të infektimeve kjo edhe për shkak të popullsisë më të madhe.

Rreth 6 mijë të infektuar janë të shpërndare në të gjithë Tiranën, shumica e te infektuarve janë të vetëzioluar në shtëpi me simptoma të lehta, vetëm 37 persona po marrin mjekim të specializuar në spitalet Covid.

Pas Tiranës, vjen Fieri me rreth 1200 të infektuar prej të cilëve 16 janë të shtruar në spital. Durrësi me afro 1 mijë të infektuar dhe 13 të hospitalizuar.

Kukësi dhe Dibra janë dy qarqet që kanë më pak raste aktive, respektivisht 100 dhe 170 të infektuar. Dibra dhe Gjirokastra janë gjithashtu të vetmet qarqe që të gjithë të infektuarit po trajtohen në banesë dhe nuk kanë asnjë të shtruar në spital.