MENU
klinika

Arsyeja e vizitës në vendin tonë

Erdogan flet të hënën në Kuvendin e Shqipërisë

11.01.2022 - 16:24

Kuvendi i Shqipërisë do të nisë më 17 janar, ku në Shqipëri do të jetë edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili do të mbajë edhe fjalë përshëndetëse.

Në mbledhjen e sotme, Konferenca shqyrtoi dhe miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 17 janar-25 shkurt 2022, si dhe kalendarin 3 –javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 17 janar-4 shkurt 2022.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi edhe kalendarin e kontrollit parlamentar të Kuvendit, që përcakton agjendën vjetore për kontrollin e mbikëqyrjes parlamentare për institucionet e pavaruara dhe agjencitë ligjzbatuese.

Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit seanca e parë plenare për sesionin e dytë të legjislaturës së X do të zhvillohet në datën 17 janar 2022.