MENU
klinika

“Kemi qenë në gjumë”

Flet pasagjeri që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi

12.01.2022 - 12:04

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, tha se shkak është bërë rruga pasi nuk ka qenë e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij shoferi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai në Klan Kosova.

“Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit