MENU
klinika

“Fundi i mitit të tij”

Frrok Çupi: Berisha është bust i së shkuarës

03.01.2022 - 21:14

Analisti Frrok Çupi ka folur për zhvillimet politike që pritet të ndodhin gjatë këtij viti, si dhe për situatën e tensionuar në Partinë Demokratike.

Lidhur me deklaratën e tij për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ai tha në “Top Talk” se i qëndron kësaj deklarate dhe se kjo gjë është thjesht çështje kohe. Sipas tij Berisha nuk është më një faktor politik, por thjesht një bust i së shkuarës.

“Tipa të tillë, sidomos kur janë jashtë kohe, Berisha është tërësisht jashtë kohe, jashtë kohës së diktaturave dhe këta bëjnë mit, bëjnë zhurma të mëdha , ngjallin frikë dhe ndërkohë ngrenë bustin e tyre. Mendoj se ky është dhe fundi i mitit të Berishës dhe drejtësia ka bërë një akt që i vjen për shtat rrënimit të Berishës duke e lënë jashtë prokurorisë. Mjerë diktatorët që tentojnë të ndërtojnë bustin e tyre sa kohë janë gjallë”, tha Çupi.