MENU
klinika

"Ta shohin vetë krimin e shëmtuar të Berishës"

Gazment Bardhi debaton me Policinë: Lejoni hyrjen e gazetarëve në selinë e PD!

08.01.2022 - 16:53

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me efektivët e policisë duke u kërkuar që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së. Më herët PD-ja njoftoi se kryedemokrati Basha e priste median në zyrën e tij.

Policia është përgjigjur se dicka e tillë nuk lejohet pasi aktualisht selia blu konsiderohet një skenë krimi, për shkak të incidenteve të dhunshme.

“Blutë” kanë kërkuar kohën e nevojshme për kryerjen e procedurave. Efektivët janë shprehur se duhet një konfirmim nga eprorët për të marrë një vendim.

“Ju lutëm të hapni rrugën të futen përfaqësuesit e medias. Nuk marr urdhër nga prokurorja për të futur median në zyrën time. Hapni rrugën për median që të shohin krimin e shëmtuar të kryer nga Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve”, tha Bardhi.