MENU
klinika

Një ëndërr sa... ''Mona Liza''

Grabitja për të parë botën dhe fama e përbotshme

12.01.2022 - 10:26

        Italiani Vincenzo Peruggia hyri në histori. Grabiti pikturën më të famshme në botë, ”Mona Lizën” e Leonardo da Vinçit.

Peruggia punonte në Paris, si bojaxhi. Kështu edhe në Luvër, në muzeun e famshëm ku gjendej piktura e Da Vimçit. Arsyeja që mendohet se e shtyu ta bënte këtë akt, ishte trajtimi jo i mirë i punëtorëve dhe emigrantëve italianë në Paris e në Francë, përgjithësisht.

Një tjetër arsye, duket të jetë më e rëndësishme: gjatë punës në Luvër, ai kishte parë një mori pikturash të autorëve italianë, gjë që e mendosnte si të padrejtë.

Me mendjen e tij, ato piktura duhej të ktheheshin në Itali.

Kështu, mëngjesin e 21 gushtit 1911, Peruggia hyri në Luvër dhe heq nga muri ”Mona Lizën”. Arsyeja që e zgjodhi këtë pikturë, ishte formati: ajo ishte me përmsat më të vogla që gjendej aty. Pra, nuk ia dinte vlerën, por këtë e bëri për shkak të lehtësisë për ta fshehur. Pastaj provoi të dilte nga një derë e fshehtë që e dinte vetëm ai dhe ata që punonin në muze, por nuk mundi pasi qe e bllokuar. Doli nga hyrja kryesore dhe pa e kontrolluar askush.

Grabitja qe spektakolare.

Policia pariziane besonte se hajduti ishte profesionist dhe adhurues i madh i Leonardo Da Vincit. Prandaj, u morën në pyetje shumë aristokratë dhe intelektualë e artistë, përfshirë poetin e famshëm Apolineri dhe piktorin Pikaso.

Në fakt, Vincenzo Peruggia nuk kishte lidhje me artin.

Ai ishte njeri me inteligjencë nën mesatare dhe probleme mentale. Pas një viti Peruggia u kthye në Itali, duke menduar se kishte bërë vepër patriotike dhe vendosi ta shiste ”Mona Lizën”. Madje, mendonte se do të shpërblehej si patriot, por u arrestua nga policia.

Kur u pyet se çfarë do të bënte me paratë që do të fitonte me shitjen e pikturës, u përgjigj se do të shëtiste botën.

Kur inspektori i policisë e kishte pyetur më konkretisht “cilat qytete do të vizitoje”, Peruggia ishte shprehur: “Napolin, Manastirin dhe Selanikun”…

Ky ishte njeriu që vodhi dhe… bëri të famshme ”Mona Lizën”./Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frojdi, psikanaliza dhe letërsia

“Ëndrrat shprehin kujtime dhe njohuri”