MENU
klinika

Paralajmëron ministri i Shëndetësisë: Këtë javë…

Greqia e mbërthyer nga ‘ethet’ e Omicron

02.01.2022 - 11:24

E “mbërthyer nga ethet” që ka shkaktuar vala e re e infektimeve me Omicron, Greqia ndodhet përpara njsë situate të vështirë këtë fillim viti.

Gjatë kësaj jave, pritet që komiteti i ekspertëve të mblidhet për të sugjeruar hapjen e shkollave më 10 janar, por me një rishikim të protokollit shëndetësor, tha ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris.

“Do të diskutohet me ekspertët dhe mundësisht protokolli të përditësohet, kryesisht për kryerjen e më shumë testeve. Jemi në pritje të vendimit nga ekspertët. Besojmë se shkollat ​​kanë funksionuar shumë mirë në katër muajt e fundit. Në fund të dy javëve të para masat do të rivlerësohen në tërësi, do të shohim më pas situatën epidemiologjike të vendit”, u shpreh ministri grek.

“Protothema” shkruan se ministri i Shëndetësisë e ka përshkruar varianin Omicron si “një fenomen të paprecedentë për sa i përket transmetueshmërisë së tij” dhe ka paralajmëruar se infektimet “mund të rriten shumë”.

“Ne kemi pasur përhapjen e Omicron që për Krishtlindje. Në datat 21-22 dhjetor, Omicron ishte në 3% (të rasteve) dhe tani, në më pak se 10 ditë, është mbi 70%. Shpejtësi e frikshme”, tha i duke shtuar se me rëndësi është që rastet të mos transferohen në spitale.

“Asnjë nga rastet e intubuara në spital që kemi testuar me PCR nuk është me variantin Omicron. Të gjithë personat e intubuar janë me mutacionin Delta”, shtoi ministri i Shëndetësisë.

Sipas tij ky “është një mesazh inkurajues, por nga ana tjetër, për shkak se po flasim për infektueshmëri shumë të lartë, ka presion për spitalet”.