MENU
klinika

Bumçi: Opozita është kthyer në bunker

Grupi i Sali Berishës zbarkon në selinë e PD-së, dera e mbyllur

06.01.2022 - 12:45

Një grup deputetësh anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, përkrahës të Sali Berishës kanë mbërritur rreth orës 11:15 këtë te enjte në selinë e PD-së për të dytën ditë me radhë.

Kanë qenë Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri që kanë trokitur në derën kryesore të PD, e cila nuk është hapur. Më pas ata kanë dhënë një deklaratë për mediat.

“Kemi ardhur këtu me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, me Gentin dhe Ivin dhe kishim caktuar një mbledhje pune dhe vend tjetër për ta bërë përveç shtëpisë sonë nuk ka. Kjo është kthyer në një shtëpi e mbyllur. Është kthyer në një bunker.

Kujt i shërben kjo? Të gjejë dikush një të mirë publike, një interes, që opozita të kthehet në burg, bunker. I shërben vetëm Bashës që të mbajë karrigen e tij dhe Ramës. Opozita është në këmbën ditën e shtunë do ta çlirojë këtë bunker, do ta kthejë në shtëpinë e madhe të demokratëve. Opozita duhet t’i ketë dyert e hapura” tha deklaroi Aldo Bumçi.