MENU
klinika

Të programosh... artin!

IA po restauron veprat e Klimtit, Pikasos e Rembrandit

05.01.2022 - 21:01

          “Filozofia” (Philosophy”), piktura e Gustav Klimtit e vitit 1900 kujtohet si një nga tablotë kryesore të artit. E krijuar në një pikë kthese në karrierën e artistit, tabloja ishte me ngjyra të gjalla, e kompozuar në mënyrë dramatike, deri diku provokuese me lakuriqësinë flagrante dhe emocionet e pamëdyshta./Konica.al

Mirëpo, fatkeqësisht piktura u dogj gjatë një zjarri në vitin 1945 dhe, para së gjithash, humbi në histori. Për dekada, ekzistonin vetëm fotografi bardhezi të “Filozofisë”. Tashmë, falë inteligjencës artificiale, ne mund ta shijojmë kryeveprën me ngjyra të plota. Por a duket vërtet rikrijimi si origjinali? A duket si një Klimt? Versioni i ri, i krijuar nga “Google Arts and Culture”, duke përdorur mekanizmin e të nxënit, na tregon një Klimt shumë ndryshe nga çfarë do prisnit nëse jeni njohur me “Puthja” ose “Portreti i Adele Bloch-Bauer I”. Në anën e majtë të kanavacës, trupat e mpleksur e nudo krijojnë një formë trupore me nuancë blu, që duket gati e mavijosur. Në të djathtë, një sfinks pa shprehje, në ngjyrë alge dominon në një qiell të gjelbër të përflakur. Një aluzion ngjyrash në veprën e rindërtuar dhe mund ta ngatërroni Klimtin me bashkëkohësit fauvistë, ose të mendoni se ai po rrinte me piktorin Mark Shagall. “Filozofia” është një nga tri të famshmet “pikturat e fakultetit”, që artisti austriak (1862-1918) krijoi për tavanin e hollit të asamblesë së Universitetit të Vjenës dhe që u zhdukën në një zjarr në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në fillim të këtij viti, Franz Smola, kurator në Muzeun “Belvedere” të Vjenës, i cili ruan koleksionin më të madh të Klimtit në botë, udhëhoqi “ringjyrosjen” e pikturave për ekspozitën online të “Google Arts and Culture” “Klimt vs. Klimt”.“Nuk mund ta di më mirë se Google, sesi duken në të vërtetë ato piktura, por nuk mendoj se dukeshin kështu”, – shprehet Jane Kallir, prej kohësh drejtoreshë e “Galerisë St. Etienne” në Nju Jork, e cila i ofroi Klimtit ekspozimin e parë në Shtetet e Bashkuara. “Këto gjëra duken si filma vizatimorë. Ato nuk duken si pikturat e Klimtit. Është tamam si ata që përpiqen të klonojnë qentë e tyre. Mund ta bësh, por nuk është i njëjti qen”.

Pikturat e fakultetit janë një nga disa orvatjet e kohëve të fundit për të përdorur IA për të rikrijuar artin e humbur. “Rijksmuseum” në Amsterdam përdori IA, për të rindërtuar panelet që mungonin nga piktura e famshme e Rembrandit “Rojet e Natës” (“Night Watch”) dhe, gjatë verës, i instaloi përkohësisht krahas gjësë reale. Një çift studiuesish në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët e quajnë veten Oxia Palus, thonë se kanë rindërtuar një nudo të Pikasos që fshihej poshtë “Vakti i të verbrit” (“The Blind’s Meal”), duke përdorur tipografinë 3-D dhe IA. Në tetor, një orkestër në Bon të Gjermanisë, “luajti” të plotë simfoninë e 10-të të papërfunduar të Bethovenit. Versioni u kompozua nga një algoritëm. Xhorxh Kan (George Cann), bashkëthemelues i Oxia Palus, pohon se “inteligjenca artificiale mund të na japë këtë univers paralel alternativ të artit, që nuk e kemi pasur asnjëherë plotësisht”. Është një ide joshëse. Të vështrosh vjedhurazi një pikturë të hershme të Pikasos nën shtresën sipërfaqësore dhe të duket sikur po shikon në mendjen e artistit, duke përgjuar mendimet e një shekulli më parë. Shihni një pikturë, që humbi nga katastrofa, të kthehet në jetë dhe është sikur keni udhëtuar pas në kohë, duke ndryshuar fatin. Veç, nëse ndonjë nga ky univers i rikrijuar i artit të humbur, si “Filozofia”, është i pasaktë, krijuesit e IA-së mund të mos e ringjallin historinë, por, pa dashje, ta ripunojnë atë.

Pikturat e fakultetit të Klimtit përbëjnë një rast veçanërisht bindës për llojin e rizbulimit të premtuar nga IA. Në vitin 1894, Ministria e Arsimit e Austrisë e ngarkoi Klimtin të pikturonte alegoritë që përfaqësonin disiplinat e Mjekësisë, Filozofisë dhe Jurisprudencës, duke pritur që të përdorte të njëjtin stil mural tradicional për të cilin njihej në Vjenë. Nuk ishte kjo ajo që morën. Klimti pikturoi ca imazhe kaotike dhe të zymta të vuajtjes. Një ekip me pamje të sëmurë dhe të shkartisur shfaqet në “Mjekësi” dhe “Jurisprudencë”, e cila tregon një burrë thatanik nën tre gjyqtarë magjepsës e të veshur me ar, duket se nuk përshkruan pikat e forta të ligjit, por elitizmin e tij. Tablotë u kritikuan nga akademikë, që dyshonin se Klimti po tallej me disiplinat e tyre dhe nga politikanë konservatorë që besonin se pikturimi i seksualitetit femëror dhe lakuriqësisë do të nxisnin sjellje imorale. Klimti ia ribleu pikturat shtetit dhe nuk bëri kurrë më një porosi publike. Ishte një moment vendimtar në karrierën e artistit. “Me pikturat  e fakultetit, – thotë Smola, – Klimt filloi të bënte për herë të parë gjënë e tij, të shkonte në rrugën e tij”, duke shtuar se, po të kishin mbijetuar, ato do të shfaqeshin në muze si pika referimi të artit simbolist  evropian. /Konica.al/Kjo ishte pjesë e nxitjes për të ringjyrosur punimet me IA. Emil Wallner, studiues në Google, ndërtoi algoritmin, duke përdorur 100,000 referenca historike të artit dhe e programoi atë për të pasur një anësi ndaj stilit të Klimt. Personalisht, Smola hulumtoi artikuj dhe tekste ku shkrimtarët reagonin ndaj pikturave të fakultetit, duke kërkuar një kuptim objektiv të ngjyrës në shkrimin subjektiv të kritikës. Gjatë procesit, Smola duhej të bënte zgjedhje të guximshme, të tilla si udhëzimi i IA-së që të ngjyroste me të kuqe sfondin e “Jurisprudencës”, një vendim i marrë pasi zbuloi se një nga kritikët më të mëdhenj të Klimtit vuri në dukje se “Jurisprudenca” paraqiste ngjyrat e flamurit gjerman. Wallner thotë se në pikturat e ringjyrosura, ai pa një anë të re “rebele” të Klimtit. “Kur sheh veprat e famshme si “Puthja” dhe kryeveprat e periudhës së artë, mund të jetë e lehtë të harrosh shpirtin e tij dhe se kush ishte ai si person”, – thotë ai. Mirëpo, për Kallirin, ka pak Klimt në ato që ajo i quan rikrijimet “të pahijshme”, duke shtuar se pikturat do të kishin qenë më të përmbajtura, me kalime më të buta nga një ngjyrë në tjetrën. “Nëse keni sy të mprehtë dhe shihni riprodhimet bardhezi dhe i krahasoni me piktura të tjera, që janë bërë në të njëjtën kohë, ndoshta mund të krijoni një ide më të mirë se si duken ato në të vërtetë”, – tha ajo.

Çdo zbatim i IA-së në art ka nivele të ndryshme rreptësie. Për të rindërtuar “Rojtarët e natës” të Rembrandit, Rob Erdman, shkencëtari në Rijksmuseum, mblodhi 55 terabajt të dhëna, bashkëpunoi me historianët e artit të muzeut dhe përdori një kopje të pikturës origjinale si referencë. “Gjithçka për t’u dhënë vizitorëve përshtypjen, nëse ata do picërronin sytë – se si mund të ishte dukur [“Rojet e natës”] nëse nuk do të ishte prerë”, – thotë ai. Por termat si “rindërtimi digjital” mund të japin një legjitimitet mashtrues. Për të bërë një rikrijim 3-D të nënpikturës së Pikasos, Oxia Palus përdori rreze X të disponueshme online dhe e drejtoi algoritmin me piktura nga “Periudha Blu” e artistit. Ata nuk folën me historianët e artit për veprën origjinale, por i thanë CNN-it se “thesari që [Picasso ka] fshehur për brezat e ardhshëm më në fund po zbulohet”.Por termat si “rindërtimi dixhital” mund të japin një ligjshmëri çorientuese. Për të bërë një rikrijim 3-D të nënpikturës së Pikasos, Oxia Palus përdori një rreze X të disponueshme online dhe udhëhoqi algoritmin e saj me piktura nga “Periudha Blu” e gjerë e artistit. Ata nuk folën me historianët e artit për veprën origjinale, por u shprehën për CNN-in se “thesari që [Pikaso ka] fshehur për brezat e ardhshëm më në fund po zbulohet”.

[…] Ekspozita e Brummel eksploron metoda teknike të përdorura për të mësuar më shumë rreth nënpikturës së Pikasos, përfshi mikroskopin e avancuar dhe imazhet spektroskopike. Ai preferon të paraqesë të dhënat e papërpunuara shkencore, sepse u jep mundësi vizitorëve të nxjerrin përfundimet e tyre. “Një pjesë e bukurisë së ofrimit të një treguesi që është i paplotë, është se ju i ftonit të tjerët të marrin pjesë në të”, – shton.

Në këtë kuadër, riprodhimi mekanik i artit të humbur bën të kundërtën: ofron një përgjigje të pastër aty ku nuk ka, me mbështetjen në të parashikueshmen, kur, shpesh, bukuria është në të paparashikueshmen. “Qoftë artist, kompozitor apo çfarëdo qoftë, ekziston diçka e ngjashme si gjeni”, – thotë Kallir. “Arsyeja që ne mahnitemi nga një simfoni e Bethovenit, apo një pikturë e Klimtit, është sepse ata kishin diçka që është e paimitueshme”. /Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vepra shfaqet pas 20 vjetësh

“Dora Maar” e dashur dhe muzë e Pikasos


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen