Do të më kishte pëlqyer shumë të punoja edhe për Mbretin e Francës, Françesku I, por koha nuk ishte e mjaftueshme të realizoja as punët që kisha marrë tashmë në ngarkim. Vetëm sikur të kisha edhe njëmijë vite jetë, atëherë do të isha i volitshëm të realizoja të gjitha projektet që më vërtiteshin në mendje./Konica.al
“Dijeni Madhëria Juaj, se për një kohë të gjatë kam dashur t’u shërbeja, por meqë nuk e pata rastin në kohën e duhur, pasi nuk ishte në Itali, në artin tim, nuk munda ta bëja”.
Ishte 26 prilli i vitit 1546, kur mora laps dhe letër për t’iu përgjigjur letrës që Francesko I më kishte dërguar pak kohë më parë. I shkrova se do të realizoja për të një vepër mermeri, një pikturë dhe vepër në bronz, sapo të përfundoja së punuari për Papa Palin III. Premtim që asokohe nuk kisha si ta mbaja.
Francesko I vdiq më 31 mars 1547, por sërish nuk do të kisha kohë mjaftueshëm të bëja gjë për të. Pas afreskeve paliane, nuk e dija ende se më priste projekti për Bazilikën e Shën Pjetrit, i cili më shoqëroi gjatë gjithë ditëve të mia. Sinqerisht, mendova se do të vdisja më shpejt, aq sa, kur përfundova letrën drejtuar mbretit, shkrova: “Po nëse vdekja e ndërpret këtë dëshirë timen, dije se ajo mund të skalitet apo pikturohet në jetën tjetër, pasi atje ku nuk moshohesh kurrë nuk kam për të dalë assesi fjale”.
Më poshtë, po sjell letrën e plotë që i shkrova Madhërisë së Tij.
Romë, 26 prill 1546
Madhëri e Shenjtë, nuk e di se cila është më shumë, bekimi apo mrekullia që [Madhëria] Juaj denjoi t’i shkruante një të ngjashmit, aq më tepër t’i kërkonte diçka nga gjërat e tij të padenja, nuk ka asgjë tjetër veç emrit [të Madhërisë Suaj]. Por siç mund të ndodhë, dijeni [Madhëria] Juaj, se për një kohë të gjatë kam dashur t’u shërbej, por meqë nuk e pata rastin në kohën e duhur, pasi nuk ishte në Itali, në artin tim, nuk munda ta bëja. Tani e gjej veten të moshuar dhe, për disa muaj, të preokupuar me punët e Papa Pagolos; por nëse do të më mbetet pak hapësirë pas këtij angazhimi të jetës, ajo që kam dëshiruar, siç u shpreha, më shumë kohë për të bërë për [Madhërinë] Tuaj, do të përpiqem t’i kushtohem, domethënë të realizoj një vepër prej mermeri, prej bronzi, një pikturë. Dhe nëse vdekja e ndërpret këtë dëshirë timen, gjë e cila mund të skalitet a pikturohet në jetën tjetër, prej andej nuk do të harroj, sepse atje nuk do të kem moshë.
[Dhe për Madhërinë Tuaj i lutem Zotit] që t’ju japë një jetë të gjatë dhe të lumtur. Në Romë, në datën XXVI prill MDXLVI. Madhërisë Suaj më të krishterë, shërbëtori më i përulur Mikelanxhelo Buonarroti. Mbretit më të krishterë të Francës./Konica.al