MENU
klinika

Rreziku për Shqipërinë

Konfirmohet rasti i parë me “Flurona” në vendin fqinj

05.01.2022 - 22:14

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka konfirmuar rastin e parë me variantin e ri “Flurona”( (infeksion i kombinuar i gripit dhe koronavirusit).Personi i infektuar me “Flurona” është një 26 vjeçar nga Komuna e Zajasit të Kërçovës, i cili më datën 31 dhjetor ka ardhur nga Amerika.

Ky pacient është kthyer nga SHBA dhe sipas tij ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid 19 para se të kthehej në Maqedoninë e Veriut. 26-vjeçari po mjekohet në shtëpi, ndërsa nuk ka shfaqur symptoma të rënda.

“Për momentin gjendja shëndetësore e pacientit është stabile. Ai është udhëzuar për trajtim në kushte shtëpiake, sepse për momentin nuk ka formë të rëndë klinike të sëmundjes”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.