MENU
klinika

Aksidentimi i autobusit në Serbi

Kurti: Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën

12.01.2022 - 12:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetën.

“Fatmirësisht të gjithë qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Shpirtërisht jemi me ta derisa ata kalojnë mijëra kilometra në këto kohë të acarta të dimrit.

Sakrifica, kontributi dhe mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për tu admiruar, urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e të sigurta, ju uroj shërim të shpejt e të plotë të gjithë të lënduarve”, u shpreh Kurti.

Kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

“Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshme dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar të prekurit të gjithë nga ky aksident”, tha Kurti.

Kujtojmë se mbrëmjen e së martës një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi ku nëntë persona u lënduan.

“Financial Times” skanon zgjedhjet e Vuçiç

Pse presidenti serb po “luan sërish me dy porta”

"Perëndimi do të thyejë serbët…"

Lavrov: Në Kosovë po çrrënjoset Ortodoksia

Dy vendime historike do të merren në vetëm dy ditë

Mediat serbe japin alarmin: Një muaj i vështirë e pret Beogradin

Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE

Çfarë ndodh me krijimin e Asociacionit