MENU
klinika

Escobar paralajmëron: Nuk do hezitojmë të...

Mesazhi i fortë i zyrtarit të lartë amerikan

06.01.2022 - 11:30

Washingtoni nuk do të hezitojë të përdorë sanksionet për t’u dërguar një mesazh të fortë të korruptuarve dhe aktorëve që destalibizojnë rajonin.

Deklarata është bërë nga i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për agjencinë malazeze të lajmeve MINA, dhe vjen pas sanksioneve të vendosura ndaj Milorak Dodikut.

Escobar vlerësoi se politika identitare, e cila ndan dhe që ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën, nuk ka bërë asgjë për interesat e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor. Ndër të tjera ai ka deklaruar se udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë për interesin e qytetarëve dhe jo për përfitime personale, apo në dobi të partive të tyre.

“Në mënyrë që Mali i Zi të bëjë përparim konkret në rrugën e tij euro-atlantike, liderët politikë, shoqëria civile dhe të gjithë ata që besojnë në të ardhmen evropiane të vendit duhet të punojnë së bashku për të krijuar një shoqëri civile,” tha Escobar.

Ai shpjegoi se në një shoqëri të tillë, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet i sigurt dhe anëtar i barabartë i komunitetit.

I pyetur se si e sheh ai Memorandumin e nënshkruar nga Lëvizja Qytetare URA, Civis, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave, Escobar tha se SHBA nuk ka qëndrim zyrtar për marrëveshjen politike.

“Megjithatë, ne mbështesim ata që janë për një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili është i pozicionuar në institucionet euroatlantike”, tha Escobar.

I pyetur nëse të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi ndajnë këto vlera, Escobar u shpreh: “Do të thoja jo”.